Visualizzazione post con etichetta dokumeta. Mostra tutti i post
Visualizzazione post con etichetta dokumeta. Mostra tutti i post

12/15/2009

Emigrantet, lejohet hyrja edhe pa dokumentin origjinal

Festat do te sjellin ne vendin tone edhe ata emigrante te cilet jane duke rinovuar dokumentet ne Itali.
Ne baze te nje udhezimi te dale ditet e fundit, percaktohet se lejohet dalja dhe rihyra ne Itali per te gjithe shtetasit e huaj, qe kane faturen e paraqitjes per rinovim te dokumenteve te qendrimit. Sipas legjislacionit perkates, percaktohet se emigrantet qe kane faturen e zyres postare (ricevuten) per pranimin e rinovimit te dokumenteve per lejeqendrim (pavaresisht nga motivi apo lloji i lejes), vazhdojne te kene te njejtat te drejta qe iu njihen mbajtesve te lejeve te qendrimit, perfshire te drejten per te dale perkohesisht nga Italia dhe per t'u rikthyer, me kusht qe "udhetimi te mos kaloje nga vende te tjera "Shengen". Gjithashtu emigranti duhet te paraqese ne piken e kalimit kufitar, pasaporten dhe kopjen e lejes se qendrimit te skaduar. Ne baze te ketyre kritereve lejohet qe dalja dhe hyrja ne Itali te behet edhe ne pika te ndryshme kufitare. Nderkohe legjislacioni perkates percakton se kete te drejte e perfitojne edhe emigrantet qe jane me qendrim te rregullt ne Itali, qe kane faturen e zyres postare per pranimin e rinovimit te dokumenteve per leje qendrimin e pare per pune me kontrate, pune autonome apo bashkim familjar.


Vazhdon...

3/10/2009

Emigrantët rezidentë në Itali mund të përfitojnë bonusin familjar. Ata variojnë nga 200 deri në 1000 euro, sipas tipologjisë së familjes dhe të ardhurave kompleksive maksimale.
Madje edhe nëse të afërmit e tyre janë në vendin e origjinës.

Për të aplikuar, qeveria italiane ka vendosur edhe afatet për dorëzimin e kërkesave.
“Në përllogaritjet për përfitimin e bonusit familjar, sa i takon “numrave”, duhen marrë parasysh edhe familjarët që ndodhen në vendet e origjinës.

Bonusi mund të kërkohet nga punëmarrësit dhe pensionistët (pra përjashtohen të vetëpunësuarit, sipërmarrësit e vegjël) dhe përbëhet nga një shumë, që luhatet, në varësi të të ardhurave familjare, të realizuara dhe nga numri i pjesëtarëve të familjes”, sqaron eksperti.
Për të provuar se familjarët jashtë kanë mbetur në ngarkim mund të përdoret dokumentacioni origjinal, i lëshuar nga konsullatat e tyre, me përkthim në gjuhën italiane dhe me certifikim të Prefekturës.
Veç tij, ka po të njëjtën vlerë dokumentacioni me “apostille”, për ato që vijnë nga vende”, që kanë nënshkruar marrëveshjen e Hagës për apostilin të 5 tetorit 1961. Mund të përdoret gjithashtu edhe dokumentacioni i lëshuar në vendin e origjinës, i përkthyer në gjuhën italiane dhe i certifikuar si i njëjti me origjinalin nga konsullata italiane.

“Punëmarrësit duhet t’ia paraqesin kërkesën punëdhënësit të tyre, sporteleve të “Agjencive të Hyrjeve”, pensionistët dhe të papunët, përkundrazi duhet t’i drejtohen (INPS) Instituti Kombëtar i Sigurimeve Shoqërore. “Paratë do të vijnë pas një muaji, drejtpërdrejt në listë-pagesa (punëdhënësi do të rimbursohet nga shteti), apo edhe me pensionin”. Ndërkohë janë vendosur afatet për paraqitjen e kërkesës, që luhaten në bazë të atij që paraqet kërkesën dhe të cilit vit mund të merret në shqyrtim për përllogaritjen e të ardhurave dhe pjesëtarët e vatrës familjare. Kështu punëmarrësit duhet të depozitojnë kërkesat te punëdhënësi dhe pensionistët (kërkesë tek INPS) brenda 31 marsit 2009, nëse shqyrtohet vitit 2008.Punëtorët shtëpiakë (kërkesë tek “Agjencia e Hyrjeve”): brenda 30 prillit 2009, nëse shqyrtohet viti 2007; brenda 30 qershorit, nëse shqyrtohet viti 2008 për subjektet që përjashtohen nga detyrimi i paraqitjes së deklaratave të të ardhurve.

Bonuset sipas te ardhurave

Tipologjia e familjes Bonusi

Pensionist i vetëm 200 euro
Familje me dy persona 300 euro
Familje me tre persona 400 euro
Familje me katër persona 500 euro
Familje me pesë persona 600 euro
Familia me më shumë
se 5 persona 1000 euro
Familje me person
me aftësi të kufizuara 1000 euro

Tipologjia e familjes Të ardhurat


Pensionist i vetëm 15 mijë euro
Familje me dy persona 17 mijë euro
Familje me tre persona 17 mijë euro
Familje me katër persona 20 mijë euro
Familje me pesë persona 20 mijë euro
Familia me më shumë
se 5 persona 22 mijë euro
Familje me person
me aftësi të kufizuara 35 mijë euro

Vazhdon...

3/02/2009

Akoma nuk njihen patentat shqiptare në Itali

Dy muaj pas firmosjes së marrëveshjesh, shumë shtetas shqiptarë që u drejtohen Zyrave të Motorizimit Civil për konvertimin e patentave, marrin ende si përgjigje se normativa e re nuk ka hyrë në fuqi.

Në kuadrin e bashkëpunimit në sektorin e transporteve të nisur nga qeveritë e të dy vendeve, ministri i jashtëm Italian Franco Frattini, më 27 tetorin e kaluar në Tiranë, firmosi marrëveshjen për njohjen reciproke dhe konvertimin e patentave për dhënien e makinës, në prani të kryeministrit shqiptar Sali Berisha, dhe ministrit të jashtëm Lulzim Basha.

Por deri më sot, për emigrantët shqiptarë në Itali nuk ka ndryshuar asgjë. Sepse që kartat e firmosura në Tiranë nga ministri i Jashtëm Frattini, të kenë vërtet vlerë, të aplikohen, duhet që ministria italiane e transportit të nxjerrë një qarkore, dekret apo urdhëresë ministrore apostafat për këtë çështje, gjë që ende nuk është bërë. Por sidoqoftë, tashmë dita e konvertimit të patentave shqiptare duket së është shumë më e afërt se deri një muaj më parë.
Fundi i post.Deri në 2004, patenta kombëtare shqiptare cilësohej pa elemente sigurie të parashikuara nga marrëveshja e Gjenevës, gjë që nuk linte asnjë mundësi për konvertimin e saj.

Me ardhjen në fuqi të kodit të ri rrugor shqiptar (që mes të tjerash, vështirëson marrjen e patentës) dhe luftën kundër falsifikimeve të dokumenteve, konvertimi reciprok i patentave, shumë shpesh i përmendur nga qeveria e Tiranës, dukej vetëm një formalitet. Por në të vërtetë u deshën plot katër vjet për të parë të shkruar të zezë mbi të bardhë një marrëveshje (që në të vërtetë ende nuk është e aplikueshme) që shënon një hap të vogël por thelbësor në procesin e afrimit të Shqipërisë me Bashkimin Evropian.
Katër vjet duke pritur të ashtuquajturat kushte të reciprocitetit të cilat mbërrijnë vetëm tani në momentin kur Italia është duke u përpjekur të përforcojë rolin e saj si partner kryesor tregtar e politik, si edhe në momentin e hyrjes së Shqipërisë në Nato pas rreth një viti. E megjithatë dy muaj pas firmosjes së marrëveshjesh, shumë shtetas shqiptarë që u drejtohen Zyrave të Motorizimit Civil për konvertimin e patentës, marrin ende si përgjigje se normativa e re nuk ka hyrë ende në fuqi.

Vazhdon...
Related Posts with Thumbnails