Emigrantët rezidentë në Itali mund të përfitojnë bonusin familjar. Ata variojnë nga 200 deri në 1000 euro, sipas tipologjisë së familjes dhe të ardhurave kompleksive maksimale.
Madje edhe nëse të afërmit e tyre janë në vendin e origjinës.
Për të aplikuar, qeveria italiane ka vendosur edhe afatet për dorëzimin e kërkesave.
“Në përllogaritjet për përfitimin e bonusit familjar, sa i takon “numrave”, duhen marrë parasysh edhe familjarët që ndodhen në vendet e origjinës.
Bonusi mund të kërkohet nga punëmarrësit dhe pensionistët (pra përjashtohen të vetëpunësuarit, sipërmarrësit e vegjël) dhe përbëhet nga një shumë, që luhatet, në varësi të të ardhurave familjare, të realizuara dhe nga numri i pjesëtarëve të familjes”, sqaron eksperti.
Për të provuar se familjarët jashtë kanë mbetur në ngarkim mund të përdoret dokumentacioni origjinal, i lëshuar nga konsullatat e tyre, me përkthim në gjuhën italiane dhe me certifikim të Prefekturës.
Veç tij, ka po të njëjtën vlerë dokumentacioni me “apostille”, për ato që vijnë nga vende”, që kanë nënshkruar marrëveshjen e Hagës për apostilin të 5 tetorit 1961. Mund të përdoret gjithashtu edhe dokumentacioni i lëshuar në vendin e origjinës, i përkthyer në gjuhën italiane dhe i certifikuar si i njëjti me origjinalin nga konsullata italiane.
“Punëmarrësit duhet t’ia paraqesin kërkesën punëdhënësit të tyre, sporteleve të “Agjencive të Hyrjeve”, pensionistët dhe të papunët, përkundrazi duhet t’i drejtohen (INPS) Instituti Kombëtar i Sigurimeve Shoqërore. “Paratë do të vijnë pas një muaji, drejtpërdrejt në listë-pagesa (punëdhënësi do të rimbursohet nga shteti), apo edhe me pensionin”. Ndërkohë janë vendosur afatet për paraqitjen e kërkesës, që luhaten në bazë të atij që paraqet kërkesën dhe të cilit vit mund të merret në shqyrtim për përllogaritjen e të ardhurave dhe pjesëtarët e vatrës familjare. Kështu punëmarrësit duhet të depozitojnë kërkesat te punëdhënësi dhe pensionistët (kërkesë tek INPS) brenda 31 marsit 2009, nëse shqyrtohet vitit 2008.Punëtorët shtëpiakë (kërkesë tek “Agjencia e Hyrjeve”): brenda 30 prillit 2009, nëse shqyrtohet viti 2007; brenda 30 qershorit, nëse shqyrtohet viti 2008 për subjektet që përjashtohen nga detyrimi i paraqitjes së deklaratave të të ardhurve.
Bonuset sipas te ardhurave
Tipologjia e familjes Bonusi
Pensionist i vetëm 200 euro
Familje me dy persona 300 euro
Familje me tre persona 400 euro
Familje me katër persona 500 euro
Familje me pesë persona 600 euro
Familia me më shumë
se 5 persona 1000 euro
Familje me person
me aftësi të kufizuara 1000 euro
Tipologjia e familjes Të ardhurat
Pensionist i vetëm 15 mijë euro
Familje me dy persona 17 mijë euro
Familje me tre persona 17 mijë euro
Familje me katër persona 20 mijë euro
Familje me pesë persona 20 mijë euro
Familia me më shumë
se 5 persona 22 mijë euro
Familje me person
me aftësi të kufizuara 35 mijë euro
Vazhdon...