Dy muaj pas futjes në fuqi të marrëveshjes dypalëshe për konvertimin e patentave shqiptare në Itali, ministria italiane e Infrastrukturave dhe e Transporteve konsideron të mbyllur fazën e parë të zbatimit të marrëveshjes dhe vendos të mos kërkojë më certifikatën e vërtetësisë dhe e vlefshmërisë për patentat e reja shqiptare, ato të formatit card. Ashtu siç parashikohet edhe në vetë marrëveshjen kjo certifikatë mbetet e domosdoshme për konvertimin e patentave në formatin e vjetër.
Ministria italiane e Infrastrukturave dhe e Transporteve njofton me një qarkore (të datës 29/10/2009) që për konvertimin e patentave të reja shqiptare të fomatit card, të interesuarve nuk u duhet kërkuar më certifikata e vërtetësisë dhe e vlefshmërisë. Kjo certifikatë, “gjatë fazës së parë të zbatimit të marrëveshjes” – ashtu siç udhëzonte vetë ministria në një qarkore të saj të mëparshme, të 29 korrikut 2009 – po u kërkohej thuajse të gjithë shqiptarëve që donin të konvertonin patentën e tyre, edhe pse marrëveshja dypalëshe thotë qartë që kjo certifikatë është e detyrueshme vetëm për mbajtësit e patentave në formatin e vjetër.
Vazhdon...