11/26/2009

Konvertimi i patentave: për të rejat nuk duhet më certifikata e vërtetësisë



Dy muaj pas futjes në fuqi të marrëveshjes dypalëshe për konvertimin e patentave shqiptare në Itali, ministria italiane e Infrastrukturave dhe e Transporteve konsideron të mbyllur fazën e parë të zbatimit të marrëveshjes dhe vendos të mos kërkojë më certifikatën e vërtetësisë dhe e vlefshmërisë për patentat e reja shqiptare, ato të formatit card. Ashtu siç parashikohet edhe në vetë marrëveshjen kjo certifikatë mbetet e domosdoshme për konvertimin e patentave në formatin e vjetër.


Ministria italiane e Infrastrukturave dhe e Transporteve njofton me një qarkore (të datës 29/10/2009) që për konvertimin e patentave të reja shqiptare të fomatit card, të interesuarve nuk u duhet kërkuar më certifikata e vërtetësisë dhe e vlefshmërisë. Kjo certifikatë, “gjatë fazës së parë të zbatimit të marrëveshjes” – ashtu siç udhëzonte vetë ministria në një qarkore të saj të mëparshme, të 29 korrikut 2009 – po u kërkohej thuajse të gjithë shqiptarëve që donin të konvertonin patentën e tyre, edhe pse marrëveshja dypalëshe thotë qartë që kjo certifikatë është e detyrueshme vetëm për mbajtësit e patentave në formatin e vjetër.



Sipas qarkores së re, ministria konsideron të mbyllur fazën e parë të zbatimit të marrëveshjes ndaj saktëson që “për patentet e tipit card, kërkesa dhe marrja e mëpasshme e lajmeve rreth vërtetësisë dhe vlefshmërisë së dokumenteve të bëhet përmes shkëmbimit të drejtpërdrejtë të informacioneve mes autoriteteve, siç parashikohet në nenin 8 të marrëveshjes, duke përdorur modellet e Dëshmive të bashkëngjitura marrëveshjes. Certifikata e vërtetësisë dhe e vlefshmërisë kërkohet vetëm kur kemi të bëjmë me raste veçanërisht të ndërlikuara”. Dhe nuk harron të shtojë që “për patentat e formatit të vjetër, sipas nenit 5, paragrafi 3, të marrëveshjes dypalëshe, mbetet e domosdoshme paraqitja nga i interesuari i certifikatës së vërtetësisë dhe e vlefshmërisë”.
Shkarko:
Qarkorja e fundit të ministrisë italiane të Infrastrukturave dhe Transporteve mbi konvertimin e patentave shqiptare


5 commenti:

  1. kam 13 vjet ne itali kur erdha ne fillim kisha patenten b para nj dy vjetesh mora c vjet mora ce e tani si i bohet a konvertohet apo jo . kush me kthen pergj grazie.

    RispondiElimina
  2. http://www.shqiptariiitalise.com/tema-mergimi/pasaportat-biometrike-do-te-behen-edhe-ne-ambasade-apo-konsullata

    RispondiElimina
  3. http://www.shqiptariiitalise.com/te-jetosh-ne-itali/gjate-sezonit-veror-shqiptaret-do-te-mund-te-levizin-pa-viza-ne-kroaci

    RispondiElimina
  4. por saktesisht cfare duhet te bej qe te konvertoj patenten time ne italiane???????

    RispondiElimina
  5. vaprimet per te konvertuar patenten time duhet t'i bej ne Itali apo ketu ne Shqiperi, apo paralelisht ne te dy vendet??????

    RispondiElimina

Related Posts with Thumbnails