Duke filluar nga data 15 gushti 2009 patentat shqiptare do të njihen edhe në Itali. Patenta shqiptare mund të konvertohet në patentë italiane, pa qenë nevoja që qytetari shqiptar, me rezidencë në vendin përtej Adriatikut, të hyjë në provimet teorike e praktike, të parashikuara nga ana e autoriteteve italiane për pajisjen me leje drejtimi.
Kjo ka vlerë për patentat e të gjitha kategorive, të lëshuara në Shqipëri, bën të ditur Gazeta Shqiptare
Vendimi i qeverisë shqiptare për këtë qëllim kishte hyrë në fuqi më 29 dhjetor të vitit të kaluar, por pala italiane e ratifikoi më vonë marrëveshjen dypalëshe.
Sipas burimeve nga Ministria e Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit, "Marrëveshja ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Italisë për konvertimin e lejeve të drejtimit të automjeteve", nënshkruar më 27 tetor 2008, do të hyjë në fuqi zyrtarisht më 15 gusht 2009. Marrëveshja midis dy qeverive do të ketë një kohëzgjatje prej pesë vjetësh.
Kështu sipas termave të marrëveshjes, nëse mbajtësi i lejes së drejtimit të lëshuar nga autoriteti shqiptar ose italian vendos rezidencën në territorin e palës tjetër, ai mund ta konvertojë lejen e tij të drejtimit në patentën e shtetit tjetër, pa iu dashur të japë provime teorike dhe praktike, me përjashtim të rrethanave të veçanta.
Mbajtësi i lejes shqiptare të drejtimit (patenta), që është rezident në Itali prej më shumë se katër vjetësh, e konverton dokumentin e tij vetëm nëse u nënshtrohet provimeve të rishikimit të lejes së drejtimit kur është vërtetuar që nuk ka drejtuar automjete për një periudhë trevjeçare, thuhet në marrëveshje.
Në të specifikohet, gjithashtu, se leja e drejtimit e lëshuar nga autoritetet e Shqipërisë apo Italisë pushon së qenuri e vlefshme për qëllim qarkullimi në territorin e palës tjetër pas një viti nga data e marrjes së rezidencës së mbajtësit të saj në territorin e palës tjetër. Sa më sipër vlen vetëm për patentat e marra përpara fitimit të rezidencës në territorin italian. Ndërsa, në rast se patenta aktuale ka vlefshmëri të përkohshme, mund të konvertohen ato që janë bërë të vlefshme në mënyrë të përhershme përpara marrjes së rezidencës në Itali.
shume interesante Meti...
RispondiEliminaPo per ne qe keni Marr patenten shqiptare ne vitin 2014 Por rezidencen ne itali e keni qe nga viti 2007 a kemi te drejte
RispondiEliminaska ma te drejta shoku nuk ja vlen me u marr me kete pune me mire me apliku per italianen ka 1 muaj qe rri tek moderizacioni dhe skam ma nerva me u marr me te
RispondiElimina