7/28/2009

Rinovimi i lejeve te qendrimit (pds) - 65% e kerkesave te bera me sistemin postal jane te parregullta ose jo te plota

Duhen shtuar kohe me te gjata pritjeje per pds elektronike dhe problemet per takimet e caktuara nga kuesturat
Ne ditet e kaluara ne Prefekturen e Padoves eshte zhvilluar nje takim aktualizimi per operatoret ( institucionet ndihmuese, shoqatat, komunat, kuesturat ) mbi aktivitetin e zgjidhjes (perfundimit) te praktikave te lejeqendrimit.
Duhet thene se nga ana e zyrtareve duket qarte nje pakenaqesi e madhe per sherbimin qe postat italiane po i ofrojne jo vetem te interesuarve por edhe vete kuesturave.
Te dhenat shqetesuese tregojne qe 65% e kerkesave te percjella me sistemin postal jane jo te plota ose te parregullta. Ndoshta sepse kerkesa nuk eshte e plote, ose sepse te dhenat jane te gabuara ose per shkak te difekteve te tjera qe edhe vete sistemi i postave nuk eshte ne gjendje te shpjegoje. Nga ana tjeter, sistemi optik i leximit kishte krijuar shume probleme me kerkesat e perdorura per dekretin e flukseve te 2006. Kjo per motivin e thjeshte qe nuk ekziston nje sistem optik leximi qe lexon çdo kaligrafi, ne çdo modul. Kjo sepse difekti eshte ne baze, ose me sakte ne sistemin qe eshte menduar te perdoret, i cili nuk eshte ne gjendje te siguroje cilesine e nevojshme.
Kjo shifer ve ne dukje karakterin e rrepte te kesaj reforme qe kane pretenduar ta fusin si "thjeshtezim" te proçedurave.
Per shembull, Kuestura e Padoves (qe ne rajonin e Venetos Kishte kohet me te shpejta) tani, me proçeduren e re, ndodhet ne situaten qe nuk mund te garantoje me as nivelet e meparshmedhe te mos dije me as se ç’do te ndodhe konkretisht.
Perveç kesaj duhen marre ne konsiderate kohe te vdekura te metejshme.
Nje tjeter aspekt i destinuar te shkaktoje probleme te metejshme eshte problemi i pds elektronike.
Aktualisht mendohet se koha per stampimin e formatit te ri te pds (e pajisur me qarqe kunder fallsifikimit, me çipqe memorizon shenjat e gishtave, etj) nuk do te jete me pak se 60 dite. Keshtu, ne momentin qe praktika eshte e rregullt dhe dekretohet dhenia e lejes ose e kartes nga ana e kuestures, duhen shtuar te pakten 60 dite te tjera pritjeje. Kuptohet lehte se sigurisht ky nuk eshte "thjeshtezim" sidomos nese merret ne konsiderate se sa kushton pds elektronike (30 euro).
Por nuk merr fund me kaq.
Problemi i datave te caktuara per takimet ne kuesture.
Duhet te lajmerojme ata qe kane derguar tashme kerkesen me sistemin postal, te bejne kujdes ne momentin qe do te konsultojne (me kodin personal) ne sitin www.portaleimmigrazione.it per te verifikuar gjendjen e praktikes dhe daten e thirrjes ne questure.
Problemi i metejshem lind nga fakti qe sistemi i postave italiane planifikon takimet pa njohur festat kombetare, shenjtoret, ditet e festave, te shtunat etj.
Takimet caktohen krejt qorrazi dhe nuk korrespondojne me oraret dhe funksionimin e zyrave te kuesturave. Keshtu qe ka diference midis takimeve te te caktuara dhe dates ne te cilen realisht kuestura mund te prese te interesuarin.
Nuk ka nevoje per komente te tjera per te vleresuar efikasitetin e ketij "theshtezimi". Sigurisht, edhe po te mundoheshin me shume nuk mund te dilte me e nderlikuar se kaq..... e merkurre, 7/02/2007
Perktheu Admet Shyti

Nessun commento:

Posta un commento

Related Posts with Thumbnails