12/15/2009

Emigrantet, lejohet hyrja edhe pa dokumentin origjinal

Festat do te sjellin ne vendin tone edhe ata emigrante te cilet jane duke rinovuar dokumentet ne Itali.
Ne baze te nje udhezimi te dale ditet e fundit, percaktohet se lejohet dalja dhe rihyra ne Itali per te gjithe shtetasit e huaj, qe kane faturen e paraqitjes per rinovim te dokumenteve te qendrimit. Sipas legjislacionit perkates, percaktohet se emigrantet qe kane faturen e zyres postare (ricevuten) per pranimin e rinovimit te dokumenteve per lejeqendrim (pavaresisht nga motivi apo lloji i lejes), vazhdojne te kene te njejtat te drejta qe iu njihen mbajtesve te lejeve te qendrimit, perfshire te drejten per te dale perkohesisht nga Italia dhe per t'u rikthyer, me kusht qe "udhetimi te mos kaloje nga vende te tjera "Shengen". Gjithashtu emigranti duhet te paraqese ne piken e kalimit kufitar, pasaporten dhe kopjen e lejes se qendrimit te skaduar. Ne baze te ketyre kritereve lejohet qe dalja dhe hyrja ne Itali te behet edhe ne pika te ndryshme kufitare. Nderkohe legjislacioni perkates percakton se kete te drejte e perfitojne edhe emigrantet qe jane me qendrim te rregullt ne Itali, qe kane faturen e zyres postare per pranimin e rinovimit te dokumenteve per leje qendrimin e pare per pune me kontrate, pune autonome apo bashkim familjar.



Edhe per kete kategori kerkohet qe udhetimi te mos kaloje nga vende te tjera "Shengen", si dhe emigranti duhet te paraqese ne piken e kalimit kufitar pasaporten me vize hyrese (ne te cilen tregohet motivi i qendrimit). Ndersa studentet me qendrim te rregullt ne Itali, qe disponojne faturen e zyres postare per pranimin e rinovimit te dokumenteve per leje qendrimin e pare per studim, mund te marrin, nese Kuestura kompetente leshon pelqimin (nulla osten), e cila sherben si nje vize rihyrese. Gjithashtu edhe kategorite e tjera te emigranteve qe jane me qendrim te rregullt dhe qe kane bere depozitimin per rinovim apo perditesim te dokumentit te qendrimit, ne te cilin jane te regjistruar edhe femijet minoren, mund te kerkojne lejeqendrimi te perkohshme ne leter, me vlefshmeri te kufizuar sipas nevojave te parashtruara. Ky lehtesim u lejon edhe femijeve minoren per te lene perkohesisht Italiane e per te rihyre.

1 commento:

  1. Ka qenë e mrekullueshme të dihet se ka dikush atje që di të bjerë poshtë dhe të ngrihet përsëri. Ne gjithmonë qëndrojmë të përulur dhe nuk dorëzohemi kurrë, dhe për ndihmën e Z. Benjamin lee për të më marrë Kredi nga firma e tij për të zgjeruar biznesin tim, në një moment të rëndësishëm. Mbështetja që kam marrë nga firma e tij e kredisë ishte mjaft e sinqertë dhe një normë interesante e ulët në këmbim, Z. Benjamin Lee është një oficer kredie që punon me një grup investitorësh të cilët janë të gatshëm të financojnë çdo lloj biznesi ose të japin hua për përdorim personal për sa kohë që shlyerja e tyre është e garantuar.
    Ju mund të kontaktoni me emailin e tyre në 247officedept@gmail.com Ose Whatsapp Mr lee në + 1-989-394-3740

    RispondiElimina

Related Posts with Thumbnails