Dy muaj pas firmosjes së marrëveshjesh, shumë shtetas shqiptarë që u drejtohen Zyrave të Motorizimit Civil për konvertimin e patentave, marrin ende si përgjigje se normativa e re nuk ka hyrë në fuqi.
Në kuadrin e bashkëpunimit në sektorin e transporteve të nisur nga qeveritë e të dy vendeve, ministri i jashtëm Italian Franco Frattini, më 27 tetorin e kaluar në Tiranë, firmosi marrëveshjen për njohjen reciproke dhe konvertimin e patentave për dhënien e makinës, në prani të kryeministrit shqiptar Sali Berisha, dhe ministrit të jashtëm Lulzim Basha.
Por deri më sot, për emigrantët shqiptarë në Itali nuk ka ndryshuar asgjë. Sepse që kartat e firmosura në Tiranë nga ministri i Jashtëm Frattini, të kenë vërtet vlerë, të aplikohen, duhet që ministria italiane e transportit të nxjerrë një qarkore, dekret apo urdhëresë ministrore apostafat për këtë çështje, gjë që ende nuk është bërë. Por sidoqoftë, tashmë dita e konvertimit të patentave shqiptare duket së është shumë më e afërt se deri një muaj më parë.
Fundi i post.Deri në 2004, patenta kombëtare shqiptare cilësohej pa elemente sigurie të parashikuara nga marrëveshja e Gjenevës, gjë që nuk linte asnjë mundësi për konvertimin e saj.
Me ardhjen në fuqi të kodit të ri rrugor shqiptar (që mes të tjerash, vështirëson marrjen e patentës) dhe luftën kundër falsifikimeve të dokumenteve, konvertimi reciprok i patentave, shumë shpesh i përmendur nga qeveria e Tiranës, dukej vetëm një formalitet. Por në të vërtetë u deshën plot katër vjet për të parë të shkruar të zezë mbi të bardhë një marrëveshje (që në të vërtetë ende nuk është e aplikueshme) që shënon një hap të vogël por thelbësor në procesin e afrimit të Shqipërisë me Bashkimin Evropian.
Katër vjet duke pritur të ashtuquajturat kushte të reciprocitetit të cilat mbërrijnë vetëm tani në momentin kur Italia është duke u përpjekur të përforcojë rolin e saj si partner kryesor tregtar e politik, si edhe në momentin e hyrjes së Shqipërisë në Nato pas rreth një viti. E megjithatë dy muaj pas firmosjes së marrëveshjesh, shumë shtetas shqiptarë që u drejtohen Zyrave të Motorizimit Civil për konvertimin e patentës, marrin ende si përgjigje se normativa e re nuk ka hyrë ende në fuqi.
amane se po na kerkojn nga 1000euro keta per patenta.kur i kemi te sakta dhe ligji thon esht miratu ca uk shkon ne kete mes
RispondiEliminata italianet jane bastarda sepse deri sa presidenti italise e ka firmosur nuk e di ca presin
RispondiEliminaTani njihen, prej 15 gushtit të shkuar.
RispondiEliminahttp://www.shqiptariiitalise.com/te-jetosh-ne-itali/konvertimi-i-patentave-shqiptare-tani-eshte-realitet
Çeqet familjare: Kontributi u takon punonjësve italianë dhe të huaj
RispondiEliminapo un qe e kam mar patenten ne 2009 a mund ta nderoj ?
RispondiElimina