3/06/2009

Studentet e huaj ne Itali, 1040 ore pune ne vit

Studentet e huaj ne Itali, mes te cileve edhe ata shqiptare, mund te kryejne cdo lloj pune, qofte edhe rastesore ne perpjekjet e tyre per te perballuar jetesen ne pagesen e taksave universitare. Sipas nje Qarkoreje te Ministrise se Brendshme italiane, studentet e huaj mund te kryejne cdo lloj pune, por brenda kufirit maksimal te 1040 oreve ne vit, perndryshe jane te detyruar te konvertojne lejen e qendrimit.

Drejtoria e Migracionit ne Ministrine shqiptare te Punes, beri te ditur se kjo qarkore parashikon qe shtetasve te huaj, qe zoterojne nje leje qendrimi per motive studentore apo formimi, u lejohet ushtrimi i cdo lloj aktiviteti punesimi. "Ata duhet te respektojne orarin e 20 oreve pune javore maksimale, qofte edhe duke i mbledhur 52 javet ne nje kufi maksimal te 1040 ore pune ne vit, te cilat tek e fundit jane edhe piketat e vendosura nga ligji mbi emigrimin" eshte shprehur specialisti i Ministrise se Punes, Durim Hatibi. Nga ana tjeter, Qarkorja percakton se nese nje student i huaj deshiron te punoje per me shume kohe, atehere leja e qendrimit per motive studentore dhe formimi nuk vlen. Per aktivitete punesimi me kohe me te madhe, sqarohet ne qarkore, se eshte i domosdoshem konvertimi/shnderrimi i lejes se qendrimit per motive studentore ne leje qendrimi per motive punesimi, si punemarres apo i vetepunesuar. Ne Itali studiojne rreth 10 mije te rinj shqiptare. Mendohet se cdo vit, rreth 3 mije te rinj nga Shqiperia, zgjedhin universitetet italiane per te studiuar.

Elvira: Kur do te botohet dekret-fluksi per periudhen 2009?

I gatshem teknikisht dhe per t'u nenshkruar, eshte dekret fluksi per punetore te huaj stinore.Ne kete dekret do te trajtohen me perparesi shtetas nga vendet me te cilat Italia ka marreveshje bashkepunimi, mes cilave edhe Shqiperia. Aktualisht nuk ka asnje njoftim per pune jo stinore.

Shembulli 2

Zyhdiu :

Doja te dija nese eshte e domosdoshme te paraqes mjetet e mija financiare edhe per hyrje ne Itali me vize D per motive punesimi si punemarres?

Jo. Kontrata e qendrimit e ofruar dhe pranuar, sigurisht edhe e miratuar garanton te ardhurat e punetorit te huaj.

Shembulli 3

Eva

Jam shtetase shqiptare dhe zoteroj karten e qendrimit. A mund te kerkoj ribashkim familjar me nenen time qe jeton ne Shqiperi. Ajo nuk ka pasur asnjehere leje qendrimi, por zoteron nje vize per motive turistike me shume hyrje dhe me vlefshmeri kohore pesevjecare.

Nese rasti eshte si e pershkruan ti, po. Kushti eshte qe nena, te kete deklaruar pranine e saj ne Kuesture, brenda tete ditesh nga hyrja e saj. Kerkesa per leshimin e lejes se qendrimit per motive familjare, behet jo me shume se nje vit nga perfundimi i qendrimit te rregullt dhe mbi te gjitha duhen plotesuar kushtet e reja, qe jane parashikuar nga normativa e re, mbi ribashkimin me prinderit ne ngarkim.

Nessun commento:

Posta un commento

Related Posts with Thumbnails