Detyrimet që duhet të respektojë një emigrant shqiptar, në mënyrë që të tërheqë edhe familjarët e tij në vendin fqinj
Një seri kushtesh të reja duhen plotësuar nga të gjithë emigrantët shqiptarë që jetojnë dhe punojnë në Itali, në mënyrë që të tërheqin edhe të afërmit e tyre për bashkime familjare.
Dispozitat e reja mbi bashkimin familjar hynë në fuqi më 5 nëntor 2008, data kur mori fuqi ligjore dekreti legjislativ i 3 tetorit 2008, nr. 160.
Ministria e Brendshme italiane ka saktësuar se kur ka kërkesa për bashkim familjar, të paraqitura para kësaj date dhe që ende janë në fazën e shqyrtimit, i interesuari kur të thirret duhet të provojë se plotëson kushtet e reja të vendosura me dekretin nr. 160.
Përfitues
Kështu, nga dekreti nr. 160 për bashkimin familjar përfitojnë mbajtësit e lejes së qëndrimit CE për rezidentët afatgjatë. Ky autorizim i ri zëvendëson kartën e qëndrimit. Në rrethin e përfituesve përfshihen edhe zotëruesit e një leje qëndrimi me vlefshmëri kohore jo më të vogël se një vit, të lëshuar për motive si punëmarrës, i vetëpunësuar, si dhe për motive azili, studentore, motive fetare e familjare, apo edhe për motive të mbrojtjes shtesë.
Kjo e drejtë nuk ka të bëjë vetëm për tërheqjen e bashkëshortëve, por edhe të familjarëve të tij që ka në ngarkim. Në këtë kategori përfshihen: bashkëshortët kur janë të pandarë ligjërisht dhe në moshë jo më pak se 18 vjeç; fëmijët e mitur deri 18 vjeç në momentin e paraqitjes së kërkesës.
Këtë të drejtë e gëzojnë edhe fëmijët e bashkëshortes, apo të lindur jashtë martese, kur janë të pamartuar, me kusht që prindi tjetër në këtë rast, të japë miratimin i tij. Gjithashtu, ky rregull vlen edhe për fëmijët e adoptuar, ata në kujdestari dhe të miturit nën tutelë. Të tjerë raste të parashikuara për pjesëmarrje në bashkimet familjare janë ato të fëmijëve të rritur, në ngarkim, që nuk mund t‘i plotësojnë kërkesat e tyre, të domosdoshme të jetesës, për arsye të gjendjes shëndetësore, e cila sjell një invaliditet të plotë. Ndërkohë që dekreti lejon bashkimin familjar edhe me prindërit në ngarkim të emigrantit, kur ata nuk kanë fëmijë të tjerë në Shqipëri, kur ata janë mbi 65 vjeç dhe vërtetohet se fëmijët e tjerë e kanë të pamundur t‘i mbajnë ata për motive të rënda, të dokumentuara shëndetësore.
Kërkesat
Kërkesa për bashkim familjar duhet të paraqitet pranë Sportelit Unik mbi Imigrimin të prefekturës kompetente, vetëm me modalitetet telematike, pranë faqes së internetit të Ministrisë së Brendshme italiane.
Strehimi
Lidhur me strehimin, një certifikatë duhet të vërtetojë se bën pjesë në parametrat minimalë të parashikuara nga ligji rajonal për strehimet në banesat rezidenciale. Aty shprehet posaçërisht përshtatshmëria e strehimit. Në mungesë të saj do të duhet të paraqitet një certifikatë origjinale, bashkë me fotokopjen, që dëshmon përshtatshmërinë higjieniko-sanitare. Kjo certifikatë kërkohet nga emigranti pranë zyrës teknike të bashkisë, kompetente për banimin e tij, apo pranë ASL-së që e përfshin atë.
Nëse ai është mysafir, duhet të bashkëngjisë deklaratën e lëshuar nga zotëruesi i apartamentit, sipas modelit "T2". Aty duhet të vërtetohet miratimi i zotëruesit për të mikpritur edhe familjarët e bashkuar.
Në rastin e ribashkimit vetëm të një të mituri 14-vjeçar, certifikata e bashkisë mund të zëvendësohet: nga një deklaratë mikpritjeje e zotëruesit të apartamentit në modulin "S1" (origjinal dhe fotokopje); nga kopja e kontratës së banesës/strehimit/pronësisë me kohëzgjatje jo më të vogël se gjashtë muaj, duke nisur nga data e paraqitjes së kërkesës (kopje e dyfishtë).
Të ardhurat
Për të ardhurat duhet të realizohet një shumë vjetore nga burime të ligjshme, jo më e vogël se ajo e çekut social, e rritur me gjysmën e tij, për çdo familjar, me të cilin kërkohet bashkimi. Kështu, për bashkimin me dy a më shumë fëmijë nën moshën 14-vjeçare, apo me më shumë familjarë të titullarëve të statusit të mbrojtjes së përkohshme, është e domosdoshme një e ardhur jo më e vogël se dyfishi i çekut social vjetor.
Për bashkimin vetëm me një familjar, e ardhura minimale duhet të jetë 7.976.48 euro (baras me 5.317,65 euro që është shuma e çekut social për 2009-ën, plus 2.658,85 €, pra gjysma e çekut social). Për bashkimin me dy familjarë, e ardhura minimale duhet të jetë 10.635,30 €. Për tërheqjen e dy a më shumë fëmijëve nën moshën 14 vjeç, e ardhura minimale është 10.635,30 euro. Për tre familjarë, e ardhura minimale e domosdoshme është 13.294,75 euro. Për dy a më shumë fëmijë nën moshën 14 vjeç + 1 familjar mbi 14 vjeç, kërkohet një e ardhur minimale prej 13.294,75 euro. Ndërsa për katër familjarë, e ardhura minimale duhet të jetë 15.953,00 euro.
Me qëllim përcaktimin e të ardhurave të aplikuesit për bashkim familjar merren parasysh edhe familjarët që janë bashkuar më parë në ngarkim të tij. Sipas normave në fuqi për përcaktimin e të ardhurave merret parasysh edhe e ardhura vjetore komplekse e familjarëve që bashkëjetojnë me kërkuesin.
Në rastin e kërkesës për miratimin (nulla osta) për bashkimin me fëmijë të rritur që janë prekur nga invaliditeti i plotë, kushti "në ngarkim" vlerësohet nga përfaqësia diplomatike italiane në Shqipëri. Kjo, pasi janë vërtetuar motivet shëndetësore që përcaktojnë paaftësinë për punësim të këtyre fëmijëve.
Në mënyrë analoge, në rastin e kërkesës për miratim (nulla osta) për bashkimin me prindër mbi 65 vjeç, sa kohë që fëmijët e tjerë në Shqipëri e kanë të pamundur mbajtjen e tyre për motive të rënda, të dokumentuara shëndetësore, kushti "në ngarkim" vlerësohet nga përfaqësia diplomatike italiane. Kjo, pasi është vërtetuar gjendja shëndetësore e fëmijëve në fjalë. Veç kësaj, për prindërit mbi 65 vjeç do të kërkohet sigurim shëndetësor i detyrueshëm, që garanton mbulimin e të gjitha rreziqeve në territorin kombëtar, apo regjistrimin në Shërbimin Kombëtar Sanitar. Kjo bëhet përmes pagesës së një kontributi, që përcaktohet me dekret nga Ministria e Punës, Shëndetit dhe Sigurimeve Shoqërore, në marrëveshje me Ministrinë e Ekonomisë dhe Financave.
Për rastet kur prindërit me të cilët kërkohet bashkimi familjar nuk kanë fëmijë të tjerë, përveç atij që ka emigruar në Itali, kushti "në ngarkim" duhet provuar nga vetë kërkuesi përmes autocertifikimit të përshtatshëm. Aty emigranti deklaron nën përgjegjësinë e tij se prindërit janë të varur ekonomikisht prej tij.
Lidhjet
Familjari për të cilin kërkohet bashkimi duhet që nga ana e tij të paraqesë pranë autoriteteve italiane konsullore të akredituar në Shqipëri, dokumentacionin që provon marrëdhëniet familjare, moshën e mitur, apo gjendjen shëndetësore. Atje ku nuk mund të provohen marrëdhëniet familjare, në mënyrë të sigurt, përmes certifikatave, apo vërtetimeve të lëshuara nga autoritetet shqiptare, për arsye të mungesës së një autoriteti të njohur, apo kur ka dyshime mbi origjinalitetin e dokumentacionit, përfaqësitë diplomatike dhe konsullore kujdesen për lëshimin e certifikatave bazuar në ekzaminimin e ADN-së, të kryer me shpenzimet e të interesuarve.
Afatet për marrjen e kartës së qëndrimit
Sporteli Unik lëshon ricevutën e paraqitjes së kërkesës dhe të dokumentacionit. Pasi verifikohet plotësimi i kërkesave si më sipër, brenda 180 ditëve nga paraqitja e praktikës, Sporteli Unik lëshon miratimin, apo refuzimin e kërkesës, duke ia përcjellë vendimin autoriteteve konsullore. Pasi kanë kaluar 180 ditë nga kërkesa për miratim, nëse Sporteli Unik nuk e ka lëshuar, familjari për të cilin kërkohet bashkimi mund të paraqesë tek autoritetet diplomatike dhe konsullore italiane jashtë, kopjen e ricevutës së paraqitjes së kërkesës dhe dokumentacionit që ishin paraqitur nga i afërmi i tij pranë Sportelit Unik, me qëllim lëshimin e vizës së hyrjes. Brenda tetë ditësh nga hyrja në Itali, familjari duhet të paraqitet pranë Sportelit Unik, që ka lëshuar miratimin (nulla osta-n), i cili plotëson dhe dorëzon modulin e kërkesës për leje qëndrimi; përndryshe familjari konsiderohet me qëndrim të parregullt në territorin kombëtar.
Leja e qëndrimit për motive familjare do t‘i mundësojë të kryejë aktivitete punësimi, si punëmarrës apo i vetëpunësuar, të regjistrohet në kurse shkollore, apo të ketë qasje ndaj Shërbimit Kombëtar Sanitar.
Të drejtat, pas pajisjes me lejen e parë
Përgjatë praktikës administrative për lëshimin e lejes së parë të qëndrimit për motive familjare, atyre u garantohen disa të drejta: mund të rikthehen në Shqipëri dhe më pas të rihyjnë në Itali, me kusht që lëvizjet të bëhen nga e njëjta pikë e kalimit kufitar; udhëtimi të mos përfshijë kalim transit nëpër shtete të tjera të zonës Shengen; me zotërimin e ricevutës postare mund të regjistrohen në zyrën e gjendjes civile.
Atyre që u njihet statusi i refugjatit, apo i mbrojtjes shtesë dhe që zotërojnë leje qëndrimi për azil, ose motive humanitare, që nuk duhet të provojnë as kushte ekonomike dhe as pasjen e strehimit të përshtatshëm, parashikohet një procedurë e lehtësuar. Veç kësaj, kur refugjati nuk mund të paraqesë dokumente zyrtare që provojnë lidhjet e tij familjare për arsye të statusit të tij, apo në mungesë të një autoriteti të njohur, përfaqësitë diplomatike dhe konsullore kujdesen për lëshimin e certifikatave në bazë të verifikimeve të kryera me shpenzime në ngarkim të të interesuarit (teste të ADN-së). Kjo mund të bëhet edhe në bazë të dokumenteve të lëshuara nga organizma ndërkombëtare, që vlerësohen si të përshtatshme nga Ministria e Punëve të Jashtme (p.sh. IOM-i).
Ka qenë e mrekullueshme të dihet se ka dikush atje që di të bjerë poshtë dhe të ngrihet përsëri. Ne gjithmonë qëndrojmë të përulur dhe nuk dorëzohemi kurrë, dhe për ndihmën e Z. Benjamin lee për të më marrë Kredi nga firma e tij për të zgjeruar biznesin tim, në një moment të rëndësishëm. Mbështetja që kam marrë nga firma e tij e kredisë ishte mjaft e sinqertë dhe një normë interesante e ulët në këmbim, Z. Benjamin Lee është një oficer kredie që punon me një grup investitorësh të cilët janë të gatshëm të financojnë çdo lloj biznesi ose të japin hua për përdorim personal për sa kohë që shlyerja e tyre është e garantuar.
RispondiEliminaJu mund të kontaktoni me emailin e tyre në 247officedept@gmail.com Ose Whatsapp Mr lee në + 1-989-394-3740