Saktësimi i Agjencisë së të ardhurave. Por duhet të provohet fakti se bëhet fjalë për të afërm në ngarkim
Edhe familjarët e mbetur në atdhe shtojnë numrin e anëtarëve që përfitojnë nga bonusi e familjes. Kështu sqaron një qarkore e Agjencisë së të ardhurave, rreth kontributeve të caktuara nga dekreti kundër krizës, i qeverisë, për më të varfrit.
“Për të përfituar bonusin nevojitet që paraqitësi i kërkesës të jetë me banim në Itali” kujton Agjencia. Qarkorja thekson se “për anëtarët e tjerë të bërthamës familjare të kërkesëbërësit (bashkëshort i pandarë me fëmijë në ngarkim, apo familjarë të tjerë po në ngarkim), në të kundërt, nuk nevojitet banimi në territorin italian”.
Bonusi mund të kërkohet nga punësuarit e vartës dhe pensionistët (pra përjashtohen të punësuarit e pavarur, sipërmarrësit e vegjël apo ata që kanë pagesën iva) dhe konsiston në një shumë të ndryshueshme nga 200 deri në 1000 euro sipas të ardhurave të anëtarëve të familjes:
Për të dëshmuar se familjarët e mbetur jashtë shtetit janë në ngarkim duhet të përdoret:
a) dokumentet origjinale të lëshuara nga konsullata, me përkthimin në gjuhën italiane dhe noterizim pranë prefekturës;
b) dokumentet me apostille, për ata që vijnë nga vende firmuese të Konventës së Hagës në 5 tetor 1961;
c) dokumente të lëshuara nga vendi i vet, të përkthyera italisht dhe të noterizuara konform origjinalit nga konsullata italiane.
Punonjësit e varur duhet të paraqesin kërkesë pranë punëdhënësit të tyre, punëtorët shtëpiakë (colf, badante, babysitter) pranë sporteleve të Agjencisë së të ardhurave, pensionistët dhe të papunët duket t'i drejtohen Inps-it. Paratë do të mbërrijnë pas një muaji menjëherë me bustapaga (punëdhënësi do të kompensohet nga shteti) apo me pensionin.
Formularët dhe udhëzimet mund të shkarkohen nga faqja e internetit www.agenizieentrate.it, por do të ishte mirë t'i drejtoheni një patronati për të marrë informacione dhe asistencë falas. Ndërkohë afatet për paraqitjen e kërkesës janë zgjatur, të cilat ndryshojnë në bazë të vitit që merret parasysh për të llogaritur të ardhurat dhe anëtarët e familjes.
Punëtorë të varur (kërkesë punëdhënësit) dhe pensionistët (kërkesë Inps-it):
* brenda 28 shkurtit 2009, nëse merret parasysh viti 2007 (pra tani është tepër vonë);
* brenda 31 marsit 2009 nëse merret parasysh viti 2008.
*
Punëtorët shtëpiakë (kërkesë për Agjencinë e të ardhurave):
* brenda 30 prillit 2009, nëse merret parasysh viti 2007;
* brenda 30 qershorit 2009, nëse merret parasysh viti 2008, për ata që nuk janë të detyruar të paraqesin deklaratën e të ardhurave.
* Së bashku me deklaratën e të ardhurave të 2008, për ata që janë të detyruara ta paraqesin nëse merret parasysh viti 2008
Iscriviti a:
Commenti sul post (Atom)
HAJT URIME!
RispondiEliminapo si i behet qe te besh bashkim familjare me prinderit kur ata jane qe te 2 ne kushte pune ne shqiperi
RispondiEliminahttp://www.shqiptariiitalise.com/te-jetosh-ne-itali/familja-shtohet-me-nje-foshnje-huaja-rendon-me-pak
RispondiEliminaKompensim për papunësinë
RispondiEliminaI huaji që pushohet nga punë, nëse përmbush kushtet e parashikuara me ligj, ka të drejtë për një shumë në mbështetje të të ardhurave që quhet kompensim papunësie. Ky kompensim ka për qëllim të mbrojë punonjësin në çaste të caktuara të jetës së tij profesionale, duke i siguruar ndihmë ekonomike që zëvendëson të ardhurat nga puna
Lexo më shumë në: http://www.shqiptariiitalise.com/te-jetosh-ne-itali/kompensimi-per-papunesine